Vllaznia, një “skuadër” me 11 të huaj

Vllaznia po vendos rekorde në Shqipëri porsa i përket lojtarëve të huaj që po teston gjatë merkatos së kësaj vere. Së fundi te kuqeblutë e Agim Canajt ka mbërritur edhe braziliani 26-vjecar Poolo Houze, duke e cuar numrin në 11 numrin e të huajve që kanë ardhur për prove të Vllaznia, gati një skuadër.
Më parë te shkodranët kishin ardhur nga Kroacia sulmuesi Marko Bashic (24 vjec) dhe Bozhe Predojevic (22 vjec). Mesfushori tjetër brazilian quhet Jairo (28 vjec). Turko-gjermani Kaan Alkaya është 25 vjec dhe luan në rolin e mesfushorit. Te Vlllaznia në provë ndodhet edhe rumuni 24-vjecar Ian Valentin. Pak ditë më parë dështuan në provat tyre portieri i Tuzit nga Mali i Zi, Vedad Dreshevic, mesfushori shqiptaro-kroat Leon Duka (Hajduk i Splitit), kosovaro-amerikani Afrim Lajci, dhe shqiptaro-amerikani Aleksandër Hanxhari (mesfushor sulmues).
Emri i fundit që ka dalë listën e përforcimeve të Vllaznisë është sulmuesi elbasanas Klevis Dalipi, i cili ka luajtur në sezonin 2006-2007 (9 gola). Lajmi më i fundit nga kampi shkodran është kërkesa e sulmuesit Xhevair Sukaj për një kontratë që shkon deri në 40 mijë euro më shumë për rinovimin.