Shqiperia, precedentët me Malten pozitivë

Me Maltën, me të cilën jemi ndeshur katër herë në ndeshje miqësore i kemi provuar të tria rezultatet: fitoren, barazimin dhe humbjen, por bilanci i përgjithshëm anon nga "pjata" shqiptare: 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Takimi i parë miqësor kundër maltezëve është luajtur në La Valleta, më 16 gusht 1995 ku humbëm me rezultatin 2-1. Ekipi drejtohej nga Neptun Bajko, ndërsa golin për Shqipërinë e shënoi Alban Bushi. Ndeshja e dytë, më 6 shkurt 1998, prodhoi në transfertë barazimin 1-1. Skuadra jonë drejtohej nga Astrit Hafizi. Golin për kuqezinjtë e shënoi Ilir Shulku. Dy përballjet e tjera i përkasin kombëtares së Medin Zhegës. Ballafaqimi i tretë i zhvilluar po në Maltë, më 10 shkurt të vitit 2000, përfundoi me fitoren 1-0 të Kombëtares sonë me golin e Vioresin Sinanit. Në takimin e vetëm të luajtur në "Qemal Stafa", më 15 nëntor 2000 rezultoi me fitoren e pastër 3-0. Golat mbajnë firmat e Rudi Vatës dhe Erion Bogdanit (2).
Franc Hoxha