E Diel, 1 Nëntor 2026

Polaku në Spitalin Amerikan, mjekët: Është jashtë rrezikut

Piloti polak, Gregorz Stepien, i dëmtuar gjatë zhvillimit të garës së “Rally Albania” është jashtë rrezikut për jetën. Ai po trajtohet në spitalin amerikan në mbikqyrjen profesionale të mjekëve. Mjekët e këtij spitali thanë se pacienti pati fraktura në kërci dhe ka kryer një operacion.

Ndërkohë që falë ndërhyrjeve të specializuar dhe trajtimit të mirë në këtë spital, i dëmtuar është në gjendje të stabilizuar.
Sipas mjekut në Spitalin Amerikan, Neritan Borici, pacienti nuk do të këtë asnjë pasojë fizike nga ky aksident. Ai së shpejti do të lërë spitalin dhe për vitet e ardhshme është i gatshëm për të vazhduar garën në “Rally Albania”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›