E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, “tripikësha” në miqësoret kundër Prishtinës dhe Karamanit

Flamurtari fitoi miqësoren e dytë, kësaj radhe me ekipi maqedonas Karaman të qytetit të Strugës me rezultatin 2-1.Golin e parë për vlonjatët e shënoi Nenaj, ndërsa i dyti ishte "dhuratë" e një autogoli të skuadrës maqedonase. Pas rezultatit 2-0, maqëdonasit shkurtuan diferencën me penallti.
Në miqësoren e parë Flamurtari kishte fituar kundër ekipit kosovar Prishtina.
Miqësorja e tretë për djemtë e Agim Canaj do të jetë ajo kundër Elbasanit që do të zhvillohet ditën e premte në "Ruzhdi Bizhuta".
Më datën 12 gusht do të zhvillohet trofeu "Birra Norga" ku do të marin pjesë Flamurtari, Dinamo dhe Elbasani. Fituesi do të shpërblehet me 5000 dollarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›