E Diel, 1 Nëntor 2026

U afrua dhe puthi dy vajza të mitura, procedohet 59-vjeçari shqiptar në Itali

U afrua dhe puthi dy vajza të mitura, procedohet 59-vjeçari shqiptar

Një 59-vjeçar shqiptar në Itali akuzohet për ngacmim seksual të dy vajzave të mitura sipas dëshmitarëve në vendngjarje.

Ai është denoncuar nga policia e Asizit, pasi ka marrë raportime se gjatë festës Calendimaggio, në qendër të qytetit Umbria, i është afruar dy vajzave të mitura dhe i ka puthur në faqe.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, raporton një gazetë lokale, megjithatë prindërit nuk kanë ngritu padi pasi nuk kanë qenë dëshmitarë. Ishin disa qytetarë të tjerë që vunë re episodin dhe njoftuan policinë.

Shqiptari rezulton me precedentë të mëparshëm, të ndryshëm penalë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›