E Diel, 1 Nëntor 2026

U arratis nga burgu i Burrelit, kapet i dënuari në shtëpinë e tij në Kukës

burgu-i-burrelitKukës- Ishte arratisur nga burgu i Burrelit duke thyer lejen dhe arrestohet në shtëpinë e tij në Kukës. Policia e këtij qyteti ka rivënë në pranga mëngjesin e sotëm shtetasin Afrim Zeneli, i cili ishte arratisur nga burgu i Burrelit disa ditë më parë.

Sipas bluve, i dënuari Zeneli kishte marrë leje 5-ditore, por nuk ishte kthyer më në qeli. Pas shkelejs së lejes ai ishtë shpallur në kërkim nga forcat e poilicisë. Tani ai do të rikthehet sërish në Burrel, për të vazhduar kryerjen e dënimit.

Afrim Zeneli është rasti i tretë brenda muajit maj që nuk kthehet në burg nga leja. Më 22 maj, në orën 13:00, Zeneli duhej të kthehej nga leja në burgun e Burrelit, por nuk e ka respektuar.

Ndërsa familjarët e Zenelit në Kukës kanë deklaruar se ai ishte nisur nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në burg, ndërrsa thanë se nuk kanë dijeni se ku mund të ketë shkuar i afërmi i tyre.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm nisi hetimin ndërkohë që u pezullua nga detyra drejtori i burgut të Burrelit. Sipas saj, Demir Çupi, drejtori i burgut i kishte dhënë edhe 20 mijë lekë të burgosurit i cili kishte marrë leje me pretekstin se do të takonte gruan shtatzanë.

Mësohet se Afrim Zeneli ishte arratisur edhe më parë nga paraburgimi i Kukësit, duke përdorurmjete prerëse për të shqyer hekurat. Ai ishte i dënuar 14 vjet për vjedhje, ndërsa i kanë ngelur edhe 6 vite pa shlyer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›