E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampioni brazilian, Neymar: Unë dhe Messi, një dyshe spektakolare

neymarNeymar është në qiellin e shtatë dhe ka etje për fitore. Kampioni brazilian i sapo blerë nga Barcelona ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive me ‘Corriere dello Sport’ se ekipi i Messi-t ishte ëndrra e tij.

“Unë e zgjodha Barcelona me zemër, unë mund të fitoj, sepse unë kisha gjashtë propozime të ndryshme, por të arrija në Barca ishte ëndrra ime që kurse isha fëmijë. Të luaj në Evropë është një sfidë e madhe, që vjen me përulësi dhe për të përmirësuar veten”,-tha ai.

Braziliani talent në futboll shtoi: “Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, duke luajtur me të është maksimumi. Kur isha fëmijë kam ëndërruar të bëja dentistin, por tani ëndrra ime është për të fituar Kupën e Botës. Tani unë dua udhëheq Brazilin të fitojë trofe. Kombëtarja ime ka shumë lojtarë të rinj, ne mund të hapim një cikël”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›