E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon vala etë nxehtit, shi vetemnë lindje të vendit

TIRANE-Temperaturat e larta që kanë mbërthyer këto ditë vendin, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Ndërkohë reshje lokale do të ketë pjesa verilindore, juglindore e vendit dhe pak në pjesën qëndrore, konkretisht në Elbasan. Të dielën dhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë sërish vapa përvëluese ku temepraturat nuk do të jenë nën 35 Gradë Celsius në pjesën qëndore dhe nuk do të bien as në zonat ku do të ketë reshje lokale.

Nga të dhënat sinoptike në agjencinë e lajmeve BalkanËeb, mësohet se ditën e sotme temperaturat mesatare në zonat malore variojnë nga 32-21 gradë, në zonat e ulëta 33-22 dhe në ato bregdetare 31-21 gradë Celsius. Dita e sotme do të karakterizohet përgjithësisht nga temperatura relativisht të larta që kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin.
Temperaturat në qytetet kryesore për ditën e sotme do të jenë: Tirana 34 gradë me e larta dhe 22 më e ulëta, Durrës 34-21, Shkodër 32-24, Vlorë 30-23, Kukës 33-19, Elbasan 34-23, Fier 37-21, Korcë 28-16, Gjirokastër 30-23 dhe Sarandë 32-25 grade Celsius.
Sot temperatura më e lartë do të jetë 34 gradë Celsius dhe do të shënohet në Tiranë, Durrës e Elbasan. Në Elbasan sot priten reshje lokale, por gjithsesi temepraturat nuk do të bien. Në qytetet e tjera temperaturat do të variojnë nga 33 Gradë Celsius si në Fier, Kukës, 2-3 grade me te uleta ne Vlore e Sarande, kurse temperatura më e freskët do të vazhdojë të do të regjistrohet në Korcë, vetëm 28 gradë Celsius. Vranësira dhe reshje do të ketë në Kukës dhe Korcë.

Dje temepraturat arritën pikun, ku më e larta u shënua në Tiranë, Durrës e Fier, plot 37 Gradë Celsius, ndërsa në qytetet e tjera me nga 34, 33 Gradë Celsius.

Ndërkohë dhe nesër pritet të vazhdojë vala e të nxehtit, ku pritet që temperaturat të rriten me nga 2 Gradë Celsius.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›