E Diel, 1 Nëntor 2026

Kercenoi se do te hidhej nga pallati nuk lejonte permbarimin ti merrte shtepine

Nga kati katërt i godinës ku banon, kërcënoi se do të hidhej dhe do vetëdigjej, nëse Përmbarimi i merr shtëpinë.
Isuf Gjilan nga Durrësi së bashku më të vëllain nuk pranojnë vendimin e gjykatës që shtëpia i është kthyer pronarit.

Vetëm pas një orë negocimesh forcat e policisë, arritën të hyjnë në banesën e Gjilanit dhe pasi e qetësuan e morën me vete për të kryer procedurat në vazhdim.

60 vjecari hodhi dhe dy shishe me benzinë në trotuarin e rrugës, me qëllim që njerezit e Perbarimit të tërhiqeshin dhe të mos afroheshin për ekzekutimin e vendimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›