E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxorri me force nga shtepia gruan dhe foshnjen 2 vjece arrestohet nga policia

Nje 30 vjecar u arrestua nga policia e Vlorës, sepse nxorri me forcë nga banesa në rrugë gruan dhe foshnjën e tij dy vjece. Erion Pushajn u denoncua nga bashkëshortja e tij, e cila i tregoi policisë për dhunën e burrit të saj.
Pas arrestimit, gjatë kontrollit të banesës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë si dhe një pushkë sportive që i mbante pa leje.
Sipas policisë, Pushaj është arrestuar në flagancë në akuzën e 'dhunës në familje", "braktisja e fëmijës”, “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajtje pa leje e armëve sportive".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›