E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozat Kuq e Zi: Besojmë tek De Biazi, FSHF ti rinovojë kontratën

TIRANË- Tifozat Kuq e Zi i kanë bërë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të rinovojë kontratën me trajnerin Xhani De Biazi, pasi besojnë në projektin afatgjatë të tij për renditjen sa më të mirë të Kombëtares Shqiptare. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, Tifozat Kuq e Zi, shprehin edhe një herë mbështetjen dhe përkrahjen ndaj Kombëtares.

“Të nderuar bashkëkombas dhe tifozë të Kombëtares, Pas gati 2 viteve dramë dhe emocion, edhe këtij sezoni eliminator po i vie fundi. Kanë mbetur edhe 2 ndeshje të fundit për te permbyllur një sezon ku shpresa për kualifikim filloj të shuhet vetëm në 2 ndeshjet e fundit të Shtatorit. Dëshirojmë që me këtë letër, të tregojmë që Tifozat Kuq e Zi gjatë gjithë këtij rrugëtimi bashkë me Kombëtaren kemi qenë nëpër të gjitha  ndeshjet, qoftë brenda ose jashtë atdheut. Në shumicën prej tyre kemi qenë  edhe më të shumtë në numër dhe më të zëshëm sesa vendasit, duke bërë që  lojtarë tanë të ndiheshin sikur luanin në shtëpi. Qytete si Lucerni, Oslo,  Lubjana e Rejkjaviku i beme te flasim shqip, dhe jemi krenar për këtë  pavarësisht rezultateve që kemi marrë. Ne ja kemi dhënë besën Kombëtares që
do ta përkrahim në fitore e humbje, në ditë të mira e të këqija dhe kështu  do të veprojmë gjithnjë, derisa të ekzistoj emir Shqipëri. Humbjet dhembin  madje shumë për secilin prej nesh, por asnjëherë nuk na lëkundin besimin dhe dashurinë për Kombëtaren. Pavarësisht kësaj, Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të rinovoj kontratën me trajnerin Xhani De Biazi, sepse ne besojmë në projektin e tij. Jemi dëshmitarë të renditjes rekorde të FIFA-s dhe të afrimit të talentëvë në numër poashtu tejet të madh (rreth 40), çka na bënë se projekti De Biazi është për periudhë afatgjate, dhe Tifozat Kuq e Zi e përkrahin vazhdimin e projektit të trajnerit, duke i dhënë mbështetje morale”, përfundon deklarata e tifozëve Kuq e ZI.

Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara nga ekipi ynë kombëtar, përveçse pikëve që duheshin marrë dhe shpresës për Botërorin e vitit të ardhshëm në Brazil, në "lojë" ishte edhe kontrata e trajnerit Xhani De Biazi. Xhani De Biazi, ka deklaruar se qëndrimi në stolin e Kombëtares shqiptare është në dorë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pasi opsionet e rinonivimit të kontratës ia ka lënë në tavolinë herën e fundit që kanë diskutuar bashkë
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›