E Shtunë, 31 Tetor 2026

U burgos për borxhe

Nga Express më 17 mars 2011 në ora 12:48

Kohët e fundit reperi i njohur, Stresi, është në vëmendjen e gazetarëve të shtypit rozë. Pas zbulimit në “Bluetooth” dy javë më parë të fotove ‘hot’ që Arkimed Lushaj kishte realizuar me të dashurën e tij, Enxhi Kamenica, vjen një lajm i ri për të.

Në ndryshim nga ajo çka flitet lart e poshtë për një arrestim të mundshëm të reperit, thuhet se nuk bëhet fjalë për diçka serioze.

Qëllimi i këtij udhëtimi drejt Belgjikës ishte takimi me të motrën, të cilën ka disa kohë që nuk e sheh.

Pritja në vendin ku ka jetuar prej vitesh, nuk ka qenë edhe fort e ngrohtë për reperin dhe shkak për këtë janë bërë gjobat e mbartura prej vitesh, të cilat ai vetë i kishte harruar prej kohësh, por që mjaftoi ky udhëtim për t’ia kujtuar.

Pas thyerjes së dorës në Zvicër, ky është incidenti i dytë që i ndodh reperit gjatë këtij udhëtimi, duke ia vonuar edhe më shumë paraqitjen në “Top Fest 8”. Siç duket kënga e tij me Ronela Hajatin do të lihet për në fund. (Bluetooth)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›