U dëmtua rëndë në kokë gjatë stërvitjes, Bayern Munich njofton vdekjen e futbollistit 18-vjeçar

Guo Jiaxuan, futbollist kinez 18-vjeçar, ka vdekur pasi pësoi lëndim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje stërvitore në Spanjë në shkurt, njoftoi sot klubi gjerman Bayern Munich.
Guo, i cili raportohet se u godit në fytyrë me gju gjatë kampit stërvitor, u shpall i vdekur klinik nga një spital lokal përpara se të transferohej në Kinë, ku mori kujdes të mëtejshëm në një spital të Pekinit.
FC Bayern trauert um Guo Jiaxuan.
???? https://t.co/TKWrLQchYT pic.twitter.com/llIZWkOu8r
— FC Bayern München (@FCBayern) March 20, 2025
Ai thuhet se pësoi një hemorragji subaraknoidale, një lloj i rrallë goditjeje i shkaktuar nga gjakderdhja në sipërfaqen e trurit.
Portieri i ri ishte pjesë e skuadrës botërore të Bayern Munichut, e cila u dha lojtarëve nga e gjithë bota shans për të shfaqur talentet e tyre.
/vizionplus.tv
