E Shtunë, 31 Tetor 2026

U dënua në Gjilan, arrestohet preshevari në Korçë

Në pranga Haki Alimi, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi në tetor të vitit 2002.

Gjykata e Gjilanit në Kosovë e ka dënuar Alimin me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të qenieve njerëzore”.  Shtetasi Haki Alimi, është arrestuar gjatë kontrollit të pasaportave në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe Migracionit.

Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, ky shtetas ka rezultuar i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga UNMIK, Kosovë. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-06-26 17:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›