E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Has, dy të vdekur

Burime nga policia lokale bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Myq të komunës Gjinaj në Has, kur një automjet tip Toyota me targa të Tiranës ka dalë nga rrugë duke përfunduar në humnerë.

Për pasojë, kanë gjetur vdekjen shtetasit Ilir Esat Musa, 39-vjeç, lindur në fshatin Spas të Kukësit dhe Shaqir Nazif Matmuja, 40-vjeç, lindur në Pobreg, rrethi Kukes.  Në vendngjarje kane shkuar forcat e policisë, ku po punojnë për zbardhjen e këtij aksidenti. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-27 08:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›