E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët akuzojnë: Reformat në QSUT, peng i shefave të pavijoneve

Mjekët e urgjencave shprehen se shefat e pavijoneve i përdorin pacientët si klientë nëpër klinikat e tyre private

Në QSUT nuk aplikohet realisht asnjë sistem apo reformë e re. Ka vetëm deklarata në media, pasi asgjë nuk ka ndryshuar. Janë këto fjalët që dëgjon nga mjekët e urgjencave pranë QSUT, të cilët ankohen se mjekët me tituj profesor-doktor dhe poste nëpër pavijone, nuk e zbatojnë sistemin e referimit, reformat në shëndetësi, si dhe urdhrat që vendosen nga drejtori i QSUT. Mjekët e pavijoneve shfrytëzojnë QSUT, për të siguruar pacientë për klinikat e tyre private.

Madje, disa nga mjekët e urgjencave kanë akuzuar drejtorin e kësaj qendre Ilir Dashi, nëpërmjet diktofonit të gazetës Sot se ai nuk po bënë asgjë për të zbatuar sa më mirë reformat në spital. Madje, sipas tyre është vet ai që duke favorizuar ata mjek të pavijoneve që janë me emra, shkel reformat në shëndetësi. Zbatimi i reformave nuk fillon duke vendosur disa urdhra që në fund të fundit dëmtohen vetëm mjekët e urgjencave dhe jo ata profesorë që drejtori u drejtohet në mbledhje të nderuar. Në QSUT nuk ka asnjë sistem dhe reformë të re. Ministri, po tenton me sukses projektin e tij me rimbursimin e ilaçeve në bashkëpunim me ISKSH. Por, kjo duhet të mbështetet nga njerëz që dinë të punojnë dhe jo nga njerëz që nuk kanë lidhe fare më shëndetësisë, nuk dinë problemet që ka shëndetësisa dhe, nuk dinë se si funksionon shëndetësia. Kështu, që e shohë me shumë skepticizëm një njeri që do të bëhet drejtor i QSUT, sepse matja në shëndetësi nuk mund të drejtohet duke qen njeri i nderuar.......nëpër lagje. Pra, matja në shëndetësi nuk mund bëhet duke thënë nëpër mbledhje njeri i nderuar, profesor i nderuar, atyre që vetëm dëmtojnë shëndetësinë, e di vetë ai se kujt i ka thënë. Janë ato profesor që kanë disa klinika private dhe adresojnë pacientë atje, sepse një nuk u mjafton, pohon një nga mjekët e urgjencave.

Ankesat e mjekëve
Sipas mjekëve të një urgjencë në QSUT e gjitha ngarkesa e punës dhe mos funksionimi i reformës në shëndetësi bie në kurriz të tyre. Duke ju referuar urdhrit të ri të drejtorit të spitalit ata kanë pohuar për gazetën se situata do të vazhdoj të jetë e njëjtë për urgjencat. Pra, sipas mjekëve të urgjencave përkatësisht një nga mjekët e urgjencës së kardiologjisë ka pohuar për gazetën se mjekët e pavijonit të kardiologjisë shfrytëzojnë pacientët për ti dërguar në klinikat e tyre private për çdo analizë apo shërbim që duhet të bëjnë. Gazeta është ngjitur në katin e dytë dhe të tretë të këtij pavijoni dhe ka vëzhguar se në dyert e dy prof. Dok. me emër qëndrojnë në radhë me dhjetëra pacientë, për të marrë direktivat e ekzaminimeve. Këtu në urgjencën e kardiologjisë na vijnë pacientë nga rrethet me pretekstin se janë të sëmurë dhe se kanë tension të lartë etj, u kërkojnë rekomandimin na thonë se ishin në Tiranë dhe u sëmur rrugës. Të gjithë këtë e bëjnë, për të shkuar lartë në pavijon dhe të shtrohen atje me urdhrin e profesorëve, pasi interesi i këtyre të fundit është që ti shtrojnë aty dhe më pas ti drejtojnë në klinikat e tyre private. Ne kërcënohemi nga pacientët, sepse u themi të largohen dhe tu lirohet vendi një tjetri ata nuk lëvizin, deri në momentin që të jepet urdhri nga doktorët e pavijonit lartë që të shtrohen atje. Pra, gjithçka kalon në duart e atyre profesorëve të nderuar që drejtori u drejtohet në mbledhje dhe nuk merr asnjë masë për të parandaluar këtë fenomen të shëmtuar, pohon një tjetër mjek urgjence në kardiologji.

Urdhri i ri
Biseda me mjekët e kësaj qendre ka përfunduar me një pyetje se si u duket urdhri i ri këtyre mjekëve të këtyre urgjencave?, përgjigja e njërit prej mjekëve të Kardiologjisë ka qenë kjo. Edhe në Sicili Kryetari i Bashkisë vendosi dhe firmosi disa urdhër, por mafia nuk e zhduku dot. Kështu është dhe këtu në QSUT urdhrat firmosen, mafia vazhdon punën. Dhe ata që vendosin urdhra bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Pra, nuk e përmirësojnë këto urdhra shëndetin dhe gjendjen që është këtu në QSUT. Duhen të tjera lëvizje dhe jo këto. Pasi këto janë për të dëmtuar disa mjekët të gjorë. Gënjehet kur thuhet në media se spitali ka ilaç pasi, pacientët i blejnë të gjitha vetë, QSUT ka vetëm qetësua.

Liri Mëhalla

Last Updated on E Enjte, 25 Shkurt 2010 09:17

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›