E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Gjëndja mendore e kohës

Xhaçka i mirë i “Kalendarit Encyklopedik” të këtij viti ankohet, me të drejtë, se 1936 mendore ka qenë shumë e varfërë në vendin t’onë, veç përjashtimeve të rralla. Dhe për provë radhit botimet që panë dritën e vitit të shkuar. Në radhorin e tij, midis të tjeravet, ka harruar të shënojë dhe “Diomedin” e Etehem Haxhidemit, sikundër ka harruar t’a përmëndij edhe “Lekq” e Dhjetorit 1936.

Varfëri mendore! Një ankim shumë i drejtë e me vend!

Në një kohë që gjetkë ka një jetë dhe lëvizje mendore të gjallë, këtu tek neve, nga kjo pikëpamje, jemi të vdekur.

Të bëjmë një shquarje: tjetër është jeta mendore dhe tjetër është lëvizja mendore. Jeta mendore ndër neve ka vetëm në 5-10 veta, të vjetër e të rinj, me çqetësim shpirtëror që kufizohet vetëm në një rreth tepër të ngushtë dhe pa reprekussione në jetën shqiptare. Lëvizje mendore ose më mirë lëvizje librare ka në Shqipëri dhe sa vete dhe po shtohet. Po kjo lëvizje librare, me pak fare përjashtime që hyjnë në kategorinë e lëvizjen mendore, përbën një “zhaborë” për të vajtuar.

Me gjithë këtë, në vend të asgjësë e mirë është edhe “zhavora”!

Që të kemi jetë mendore duhet të kemi idera. Po balta jonë nuk është akoma e punuarë që të mbijnë idera. Dhe ata që kanë fatkeqësinë të kenë idera, e dniejnë cdo ditë dhe në cdo hap të tyre se idea”është nje “bela”, barrë e rëndë, pengim për jetën materiale. Jeta materiale në kohën t’onë lyp”konformismë” që të përdorim një termë të ditës në Evropë, kurse jeta mendore të shpie në “jo-konformisëm”. Nga përpjekja e “konformismës” me “jo-konformismën” lind tragjedia shpirtërore e materiale e atyre që kanë fatin e keq të kenë idera. Se “të kesh ide” do të thotë “të jesh vetja jote” individualitetin yt, njeri i gjallë shpirtërisht, jo “robot”. Po a mund të jetë njeriu “vetaj e tij” në kohën t’onë? E thashë: idea është një bela....

Do të kujtoj këtu vetëm ato botime që m’u dukën mua të mira dhe besoj se janë të mira.

Do të nis, si “Leka”, nga PATER HARAPI: “Vlera Shpirtërore”, një seri konferencash të mbajtura në Korçë. Pater Harapi ka prekur probleme shoqërore të radhës së parë. Prisma, nënë të cilën ai i sheh këto probleme, është natyrisht Kristianisma. Ne të tjerët, që mund t’i shohim problemet shoqërore nga tjetër prismë, mund të mos jemi në një mëndje me ‘të në të gjitha pikat, po e quajmë për detyrë t’i paraqitim “armët për nder”. Pater Harapi themat i trajton me dituri dhe me art. Mund të rrojmë në botera ideologjike të ndryshme-besoj se e kemi ketë të drejtë, e cila rrjedh nga ”forma e mentis” e sikujt, po me gjithë këtë e ndjejmë vëlla t’onë, e duam e çmojmë dhe e nderojmë. Ashtu çmojmë dhe nderojmë me të tepër edhe tërë Klerin Katholik shqiptar, që është një element kulture në Shqipëri.\

Pranë “vleravet Shpirtërore” të Pater Harapit vëmë “Platonin” e Will Durant-it, që ka përkthyer nga ingishtja ISMET TOTUA. Kjo vepër është nga librat shumë të paka vulgarizonjëse në lëmin e historisë së filozofisë, është pritur kudo mirë, është përkthyer në shumë gjuhëra dhe ka fituar shumë këndonjës. Ata që duan t’a këndojën dhe në një gjuhë evropiane edhe s’dinë inglishten, mudn të përdorin vetëm kaptinat mbi “Filosofët e sotmë Europeanë” dhe mbi Filosofët e sotmë Amerikanë”. Përkthimi shqip i Totos është shumë i kjartë dhe shqipja e tij e mirë.

Me botimin e vepravet si “Vlerat Shpirtërore” të Pater Harapit dhe me shqipërimin e vepravet si “Heronjt e Mendimit” të Ëill Duran-it, i bëhet një shërbim i math kulturës shqiptare. Ka disa që të tilla botime i quajmë ....stratosferike, disa që mund t’i quajmë “aktivistët”, por e vërteta është se, posa u-ngjitëm në të tillë stratosferë, as mendimin t’onë do të mund t’a dishipinojmë, as edhe pra veprimi ynë do të jetë i ndritur, i drejtë dhe koherent.

BETHEM MEXHAXHIADEMI me “Skëndërbeun” hyri në histori, po me “Diomedin” u-kthye prapë në mythologji. Me “Skëndërbeun” preku një cast dramatik të jetës se Heroit t’onë Kombëtar dhe dijti t’a shvillojë në teknikën e tij të përparuarë. Me “Diomedin” vuri për ballë dashurinë, krimin dhe urrejtjen, passioneve njerëzore të cilat i shvilloi me një dramaticite të gjallë.

Hxhieademi ka pësuar një fatkeqësi:vepra e tij nuk është pritur nga shumica me sympathinë dhe stinën që meriton. Duke lënë mënjanë nonjë përjashtim që gjykon me besim të mirë , antixhiademisma ka dy burrime kryesore: ka disa që lëvdojnë miqt’ e tyre dhe goditin me të drejtë e pa të drejtë ata që s’kanë fatin të jenë miq të tyre. Këtu kemi kritikën që ferymëzohet nga sympathia ose atipathia. Ka disa që nuk e shijojnë mythologjinë, po duan vepra të sotme; pa le që mund të ketë dhe nonjë që t’a quajë mythologjinë greke....antikombëtare!

Po këmbëngulaj e Haxhiademit në mythologji dotë thotë pazotësi për vepra moderne apo ka nonjë justifikim historik! Themat që ka trajtuar gjer sot haxhiademi s’mund të akuzohet seveprat e tija i vjedh nga gjetkë apo i imiton. Domethënë s’i mungon zotsia dramtike. Ahere pse s’merret me vepra të kohës?

Historia e theatrit na mëson së arti dramatik nuk lulëzon në epoka transitive, siç është epoka e sotme shqiptare. Në Greqinë e vjetër lulëzimin dramatik e takojmë pas luftravet persiane; në Francë passi Louis XIV kishte rrënjosur një situatë shoqërore e politike të qëndruarë; në Angli në kohën e Mbretëreshësh Elisabet, pas mbretësirë së turbullë të Henriku VIII;prapë në Francë pas rëbeshit të kryengritjevet dhe luftrëvet napoleonike.

Epokat transitive nuk e durojnë krtikën. Jeta e sotme shqiptare ka plagëra shumë të mëdha e të gjalla. Po a mund t’i ngasij njeriu dhe t’i shjerij sidomos në skenën e theatrit? Ca më tepër kur dhe ndonjë komedi të vjetërë floqiane nonjë zotëri mund t’a gjykojë ndryshe ? libra e shtypurë mund të kufizohet në pak duar. Po skena theatrore është një libër e gjallë që i flet tërë popullit. Perioda e sotme shqiptare mund të durojë vepra të frymëzuara nga perioda e Rilindjes s’onë Kombëtare si e nga historia e shkuarë shqiptare.

Të gjitha këto janë shkake që s’e lënë Haxhiademin të prekij thema të ditës dhe e bëjnë që të qëndrojë në botën muthodologjike. Po Haxhiademi do të bëjë shumë sikur të kthehet prapë në histori, sidomos në historinë e Rilindjes s’omë Kombëtare, ku mund të gjejë thema që të na thonë se sa të mëdhenj kanë qenë Krijonjësit është një zotësi mendore për të vënë re dhe një vlerë morale e rrallë, cilësira këto që e bëjnë të përshtatshme për degën që ai punon në të cilën është punëtori më i mirë dhe më i çmuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›