E Diel, 1 Nëntor 2026

Retro/ Histori: Johannes Brahms

7 maj 1833

Johannes Brahms u lind në Hamburg të Gjermanisë, më 7 maj të vitit 1833, dhe ishte fëmija i tretë në familje. Babai i tij ishte muzikant i aftë që interpretonte në flaut, violinë dhe kontrabas, i dha mësimet e para për muzikë, duke e njohur me notat. Johannes ishte mjaft i lidhur me nënën e tij, dashuri e cila u forcua ende më shumë pas ndarjes së prindërve. Respekti ndaj familjes do të ishte aq i madh, sa që edhe pas vdekjes së t’et do të kujdesej për njerkën. Përveç një shkolle mjaft të mirë, babai vendosi që ai të ndiqte disa kurse për piano, në mënyrë që në të ardhmen të ishte një artist sa më i plotë. Në moshë pak më të rritur Brahms studioi teori e kompozicion. Në moshën 10-vjeçare Johannes habiste këdo që e dëgjonte të interpretonte. Bëhej fjalë për një gjeni, i cili falë aftësive që zotëronte mundi të jepte koncertin e parë kur ishte vetëm 10 vjeç. Në moshën 13-vjeçare ndihmonte me të ardhura familjen, duke interpretuar nëpër lokale të ndryshme të Hamburg-ut. Në vitin 1853 u njoh me artistin e madh Jozef Joachim, me të cilin do ta lidhte një miqësi e ngushtë. Joachim e njohu me Robert Schuman-in. Miqësia me Schuman-in dhe pasioni për Clara Schuman-in, 14 vjet më e madhe se ai, nuk e braktisën asnjëherë. Kur Brahms asistoi për herë të parë në një koncert të Franz Listz e zuri gjumi, e megjithatë ata u bënë miq dhe zhvilluan një turne së bashku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›