Eloise aplikon vallëzimin me Jerar
Francezja elegante Eloise le Petit ka tërhequr vëmendjen e konkurrentëve, jurisë dhe publikut, me elegancën e saj në konkursin “Dancing with the stars”. Eleganca e saj ama shihet edhe më shumë në këto foto, e veshur sportive dhe jo me veshjet klasike të baletit. E të mos mjaftojë kjo, duket se Eloise është aq e apasionuar pas spektaklit të vallëzimit, sa ajo aplikon ushtrimet edhe në ambiente të hapura. Ja tek e shohim në këtë foto, ku këtë herë rolin e partnerit e ka marrë Jerar, partneri i Olta Gixharit!