E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantet para 2006, si te aplikojne

Te gjithe personat qe kane kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, kane marre deftese pjekurie dhe deshirojne te vazhdojne studimet ne shkollat e larta, do te japin dy provime me zgjedhje. Regjistrimi per provimet me zgjedhje do te behet: ne shkollat ku keta persona kane kryer shkollat e mesme; ne KMSH te DAR-it apo ZA-se ku ka figuruar shkolla e mesme, nese shkolla e mesme apo profili i shkolles se mesme qe kane kryer eshte mbyllur. Ne kete rast, keta persona paraqesin ne kete KMSH nje sere dokumentesh. Behet fjale per vertetimin qe ka mbaruar shkollen e mesme, i shoqeruar me notat e kater ose pese viteve te shkolles se mesme, leshuar nga drejtori i shkolles perkatese, bazuar ne regjistrin themelor (amza), kopje te noterizuar te Defteses se Pjekurise, nje kopje te dokumentit te identifikimit te noterizuar (pasaporte ose certifikate lindjeje me fotografi, leshuar jo me vone se tre muajt e fundit, ose leternjoftim) dhe kerkesen me shkrim per dhenien e provimit me zgjedhje. KMSH i DAR-it apo ZA-se cakton shkollen e mesme ku keta persona do te plotesojne formularet A1 dhe A2 dhe do te japin provimet me zgjedhje. KMSH i DAR-it apo ZA-se, percakton per keta nxenes, ne baze te dokumenteve te paraqitura, noten mesatare te viteve te shkollimit, si dhe notat e provimeve te detyruara D1 e D2 dhe ia percjell ato zyrtarisht shkolles ku i cakton. Cdo nxenes qe ka mbaruar shkollen e mesme para vitit shkollor 2005-2006, por nuk ka marre Deftesen e Pjekurise, jep provime te detyruara dhe me zgjedhje. Ai ploteson dhe dorezon formularin A1 ne shkollen ku e cakton KMSH i DAR-it dhe ZA-se perkatese, pasi ka paraqitur 4 dokumente.

Me detyrim

Te gjithe nxenesit qe ne vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007; 2007-2008 dhane vetem provimet e detyruara, por jo provimet me zgjedhje te Matures Shteterore, per t'u regjistruar ne deget e universiteteve publike kete vit, duhet te japin provimet me zgjedhje, prane shkollave te mesme ku kane dhene provimet e detyruara.

Me zgjedhje

Te gjithe nxenesit, qe ne vitet shkollore te meparshme dhane provimet me zgjedhje te Matures Shteterore dhe nuk jane regjistruar ne asnje dege, kete vit nuk jane te detyruar te rijapin provimet me zgjedhje, pervec rasteve kur e kerkojne kete vete. Ata mund t'i mbartin provime te tilla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›