E Diel, 1 Nëntor 2026

U godit me thikë pas një sherri në zonën e ish-Bllokut, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital 49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili u plagos me thikë pas një konflikti në zonën e ish-Bllokut, në afërsi të gjimnazit “Petro Nini”.

Bëhet me dije se 49-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, autori i ngjarjes, Toni Nake, është arrestuar nga policia.

Njoftimi:

“Shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.”

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›