U plagos me mjet prerës pas konfliktit në Tiranë, 49-vjeçari ndërron jetë në spital

Nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marr 49-vjeçari K.C., që mbeti i plagosur sot pas një konflikti në kryeqytet.
Policia bën me dije se shtetasi K. C., 49 vjeç, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë pas plagosjes ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Autori i dyshuar i krimit, 50-vjeçari T.N., u arrestua menjëherë pas ngjarjes falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.