U hiqet e drejta e mbajtjes se armeve te gjahut 10 shtetasve pasi jane persona me konflikte
22 arme gjahu jane sekuestruar per gjueti te paligjshme.Nisur nga shqetesimi i disa banoreve te komunave malore te rrethit Gjirokaster per prishjen e te mbjellave nga automjete tip Fuoristrada qe perdoren nga shtetas te cilet kryejne gjueti pa leje Komisariati i Policise Gjirokaster gjate diteve te fundit ka marre nje sere masash duke ngritur sherbime te fshehta ne komunat malore per te bere te mundur parandalimin e gjuetise pa leje si dhe per te parandaluar prishjen e te mbjellave te banoreve te ketyre komunave. Si rezultat i ketyre masave nga anae Specialisteve dhe ndihmes se Specialisteve te Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster te mbeshtetur edhe nga Patrullat e Pergjithshme te ketij komisariati eshte bere kapja ne flagrance e 22 shtetasve te cilet kryenin gjueti pa leje nga shoqata e gjuetareve. Per keta shtetas ka nisur procedimi penal ne gjendje te lire si dhe u jane bllokuar armet e gjahut nga ana e Komisariatit te Policise Gjirokaster.Gjithashtu po gjate diteve te fundit mbi bazen e informacioneve te grumbulluara nga ana e Ndihmes se Specialisteve per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster per disa shtetas ne komuna te ndryshme te rrethit Gjirokaster te cilet kane konflikte me presona te tjere dhe keto konflikte mund te precipitojne deri ne ngjarje kriminale nga ana e Komisariatit te Policise Gjirokaster eshte mbledhur komisioni i dhenies se lejeve per mbajtjen e armeve te zjarrit ku ka vendosur heqjen e te drejtes per mbajte te armeve te gjahut per 10 shtetas duke u sekuestruar edhe armet e gjahut. Po punohet nga ana e Ndihmes se Specialisteve te zonave per evidentimin e te gjitha armeve te gjahut te cilat jane ne pronesi te shtetasve te cilet nuk jetojne me dhe keto arme posedohen nga te afermit e tyre por qe jane te pa pajisur me leje per te mbajtur arme gjahu. Ky aksion do te vijoje edhe ne ditet e ardhshme si dhe do te shtrihet edhe ne rrethin e Tepelenes dhe te Permetit.