Nis ndërtimi i rrugës që lidh bashkinë e Tiranës me komunën e Farkës
Me një investim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka nisur puna për ndërtimin e rrugës prej 4 km të gjatë, që lidh zonën e Saukut dhe komunës Farkë me kryeqytetin. Segmenti rrugor Farkë – rruga e “Elbasanit” do u shërbejë rreth 20 mijë banorëve të njësisë nr. 1 dhe 2, në bashkinë Tiranë dhe komunën Farkë. Rruga e re është financuar nga qeveria shqiptare, BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim), BEI (Banka Evropiane e Investimeve) dhe Bashkimi Evropian, përmes fondeve IPA 2010-2011, në vlerën 187 milionë lekë. Kjo rrugë do të jetë e gjerë 5 metra, do të ketë kanalizime, ndriçim publik dhe trotuare në zonat e banuara. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor është 9 muaj. Nisja e punimeve ne këtë segment të rëndësishëm është inspektuar sot nga kryetari i Bashkisë, z. Lulzim Basha, dhe drejtori i FSHZH, z. Benet Beci.
Kjo rrugë që nis nga rrethrrotullimi i Saukut dhe përfundon tek rruga “Agush Gjergjevica”, një investim i Bashkisë së Tiranës, nisur para disa muajsh dhe që do të përfundojë brenda fillimit të vitit të ardhshëm, për kryebashkiakun Basha, do të shërbejë edhe për realizimin e një objektivi madhor të planit urbanistik, Tiranën e Madhe. Rëndësinë e kësaj arterie, zoti Basha e ka ndarë në 3 plane:
“Pikë së pari, kjo është një arterie shumë e rëndësishme për banorët e kësaj zone, të cilët për një periudhë 15 vjeçare nuk kanë pasur asnjë segment rrugor të shtruar apo të asfaltuar, ndërsa tani do të kenë një rrugë të parametrave evropianë, në shërbim të tyre. Bëhet fjalë për një komunitet prej të paktën 20 mijë banorësh rezidentë.
Së dyti, rruga do të shërbejë si një unazë rajonale e pjesës lindore të qytetit të Tiranës dhe komunave përreth, duke lidhur në kohë të shkurtër dhe në parametra të mirë, pa pasur nevojë të futen në rrugën e “Elbasanit”, në qendër të Tiranës, të gjithë pjesën e Farkës, Bërzhitës, Petrelës, Dajtit dhe natyrisht pjesën lindore dhe juglindore të qytetit të Tiranës. Kjo do u shërbejë natyrisht edhe banorëve të Tiranës, përdoruesve të trafikut të qytetit të Tiranës, sepse nëpërmjet këtij investimi, ne do të shfryjmë në të paktën 30% trafikun hyrës, nga pjesa lindore e qytetit të Tiranës.
Së treti, kjo rrugë do të shërbejë për realizimin e një objektivi madhor, të planit urbanistik ate të Tiranës së Madhe ne te cilin perfshihet plani urbanistik i qytetit të Tiranës, plani urbanistik i Farkës dhe i 8 komunave kufitare. Një “mushkëri” e re, vihet në dispozicion të qytetarëve të Tiranës, liqeni i Farkës i cili do të jetë një tjetër mundësi pushimi dhe rekreacioni për qytetarët e Tiranës. Nëpërmjet ndërtimit të kësaj rruge, koha e mbërritjes në brigjet e liqenit të Farkës dhe pedonales që së shpejti do të ndërtohet aty, nga komuna e Farkës do të jetë e barabartë, madje për shumë banorë më e shkurtër, se sa koha e mbërritjes në Liqenin Artificial” – u shpreh kryebashkiaku Basha.
Përfundimi i këtij investimi, sipas zotit Basha çon një hap më tej vizionin për një Tiranë moderne, evropiane, për një Tiranë metropolitane dhe që ofron standarde bashkëkohore për banorët e qytetit, komunave dhe për të gjithë vizitorët e kryeqytetit shqiptar.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nis ndërtimi i rrugës që lidh bashkinë e Tiranës me komunën e Farkës