Thaci: Pavaresia, ceshtje javesh
Mandatari i qeverise se ardhshme te Kosoves, Hashim Thaci, tha se pavaresia e Kosoves eshte “ceshtje javesh”. Ne nje interviste te publikuar dje, ne te perditshem bullgare “Trud”, kryetari i PDK, njeheresh dhe fitues i zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare ne Kosove, me statusin e Kryeministrit te ardhshem te shtetit te pavarur kosovar, tha se cdo deklarate e pavaresise do te jete e koordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. “Shpallja e pavaresise do te behet shume shpejt, eshte ceshtje javesh”, ka thene ai. Sa u perket serbeve Thaci eshte shprehur se “ata do t’i kene uleset e tyre ne Parlament, si dhe do te jene pjese e qeverise. Une do te punoje me ta, siguria dhe pronat e tyre jane te garantuara. Une do t’i bind ata qe te qendrojne”.