E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu do flase ne Keshillin e Sigurimit

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Serbise do te mund t'i drejtohen Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara javen e ardhshme. Te 15 vendet anetare te Keshillit te Sigurimit rane dakord qe Kryeministri serb, Koshtunica, te flase si perfaqesuesi i vendit te tij, kurse Presidenti Fatmir Sejdiu do flase ne kapacitet personal ne takimin me dyer te mbyllura. Kjo u be e ditur nga ambasadori italian ne Kombet e Bashkuara ne Nju-Jork, Marcelo Spatafora. Italia ka kryesine e radhes se Keshillit te Sigurimit. Nga ana tjeter, ambasadori rus ne Kombet e Bashkuara, Vitalij Curkin, tha se ishte i kenaqur qe Keshilli kishte mbeshtetur propozimin rus per formatin e takimeve dhe cilesine ne te cilen do te flase Presidenti i Kosoves. Curkin perseriti kerkesen ruse per negociata shtese. Por Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kane hedhur poshte nje kerkese te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›