E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me kriteret evropiane në pikën zero

Kosova nuk ka lëvizur asnjë hap në drejtim të përmbushjes së pesë rekomandimeve të kërkuara nga Komisioni Evropian, të dala si rezultat i studimit të fizibilitetit. Tashmë, në Prishtinë nga Brukseli ka mbërritur një draft i raportit të përparimeve dhe sfidave të përmbushjes së kritereve evropiane për Kosovën.

Por, ajo që vërehet aty, është përdorimi i një gjuhe dhe fjalori më të butë e me dykuptimësi, që sipas interpretimit të njohësve të kësaj fushe, vjen si rezultat i dëshirës së Brukselit që të mos i pengojë negociatat e Stabilizim-Asocimit, shkruan Tribuna.

Por, pavarësisht kësaj mbulese që i është bërë Kosovës për dështimet e saj në përmbushjen e kritereve fillestare drejt procesit të gjatë të integrimit evropian, megjithatë raporti konstaton se Kosova nuk ka bërë gati asnjë hap të rëndësishëm. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›