E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U padit për shpifje nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të pafajshëm deputetin demokrat Gazment Bardhi, i paditur për shpifje dhe fyerje nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sula.

Sula paditi Bardhin pas akuzave të deputetit se ishte emëruar në krye të Policisë së Shkodrës nga krimi. Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen e Bardhit fajtor, por GJKKO vendosi se deputeti demokrat është i pafajshëm.

Në seancën plenare të 12 shtatorit 2024, Bardhi, teksa lexoi disa komunikime nga Sky Ecc, tha se janë provë se drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, ishte emëruar nga bandat.

Pas akuzave në Kuvend pati replika, ku ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, sqaroi se bisedat kishin ndodhur në vitin 2021, ndërkohë që emërimi i Sulajt si drejtor kishte ndodhur pas dy vjetësh, në tetor 2023.

Më pas, Sulaj e pditi Bardhin për shpifje dhe fyerje të figurës. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›