Ramushi mendon se ka vota për kryeminstër

Ramush Haradinaj i cili po insiston që ta marrë postin e kryeministrit të Kosovës, thotë se marrëveshja e tij me PDK-në është për pesë vjet qeverisje. Por ai e pranon se ende nuk ka asnjë vendim për këtë, përpos ofertës së tij e cila ka mbetur e hapur.
“Kur kam shkuar unë i kam pasur 18.3 për qind të besimit të qytetarëve, sot partitë politike në Ksoovës asnjëra nuk e ka 51 për qind të votave. Oferta ime është serioze dhe e sinqertë, është rpanuar në mënyrë dinjitoze nga PDK-ja, nuk kemi marrë vendime në këtë temë por ka mbetur e hapur si temë”, ka thënë Haradinaj për Epokën e Re.
Ai ndryshe nga qëndrimi kritik e akuzues më parë për SHIK-un, tash thotë se nuk ekziston më./Indeksonline/