E Shtunë, 31 Tetor 2026

U përfol shumë, në fund u publikua

Kënga e cila është përmendur kaq shumë nga vetë protagonistët e saj tani u publikua. Po flasim për këngën “Scream and Shout” nga Will.i.am dhe Britney Spears. 

Kënga u publikua me klip mbrëmë gjatë episodës së re të “X Factor”.
Në këtë video Britney duket si një femër seksi dhe e kohës së ardhshme.

Will ka të vendosur shumë aksesorë të arit, bashkë me një kapelë ku shkruhet “King” në kokën e tij, e gjithashtu nga ari është edhe një top i diskos. Në fakt është kënga e tij, por sytë e të gjithëve janë tek Britney. /Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›