Urimet për lirimin e Ramush Haradinaj

Pas festës së madhe që pati mbrëmë gjithë kombi shqiptarë anë e mbanë botës, sot Prishtina u zgjua me një entuziazëm të madhë.
E gjithë kjo pasi që Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimaj dhe Idriz Balaj, u shpallën të pafajshëm nga Tribunali i Hagës. Me mëngjes, i gjithë sheshi Nëna Terezë në Prishtinë ishte i mbushur plot me qytetarë të cilët përcillnin gjykimin e fundit përmes një projektori të madhë të vendosur aty.
Fishekzjarre pambarim u ndezën në nderë të lirimit të tyre.
Kjo ngjarje ka gëzuar edhe disa personazhe të famshme kosovare, të estradës muzikore. Ata menjëherë nga shkruar një tweet në Twitter për të uruar këtë ngjarje të madhe dhe për të shprehur gëzimin e tyre për këtë rast.
Disa nga postimet që gjetëm deri në këto qaste janë nga Vesa Luma, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Leonora Jakupi dhe Mc Kresha. Të tjerët ndoshta ende nuk janë zgjuar nga gjumi. /Indeksonline/