E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjet, rritje e "bute" e cmimit te dritave

Konsumatoret familjare qe konsumojne deri ne 300 kilovat/ore energji elektrike ne muaj, nga 7 leke per kilovat do te paguajne 7.7 leke per kilovat, ndersa kategorite e familjareve qe konsumojne mbi 300 kilovat ne muaj nga 12 leke per kilovat tani do te paguajne 13.5 leke per kilovat. Lajmin ne lidhje me rritjen e cmimit te energjise e ka bere publik dje, Enti Rregullator i Energjise elektrike. Enti ka miratuar nje rritje mesatare te tarifave ne masen 13 per qind, nderkohe qe Operatori i Sistemimit te Shperndarjes kishte kerkuar nje rritje mesatare te cmimit 23 per qind. Nderkohe ne baze te propozimeve qe shqyrtoi dhe miratoi, ERE vendosi qe te ule cmimin per furrat e bukes. Keshtu u vendos qe cmimi per furrat e bukes nga 8 te zbrese ne 7.6 leke. Kurse per bizneset qe punojne me tension te ulet u vendos rritja me 0.5 leke. Keshtu cmimi per industrine, nga 10 leke shkon ne 10.5 leke, per bizneset e sektorit te bujqesise cmimi nga 10 leke do behet ne 10.5 leke, cmimi per tregtine nga 10 leke rritet ne 12.2 leke dhe per institucionet buxhetore behet 14 leke.

Gjate dy muajve te fundit jane zhvilluar dy seanca degjimore ne lidhje me rritjen e cmimit te energjise elektrike, te kerkuar nga pronari i ri i OSSH-se. OSSH kishte kerkuar nje rritje te cmimit ne niveli 23 per qind. Nderkohe qe Enti Rregullator nuk ka pranuar nivelin e humbjeve te prezantuar nga OSSH per vitin 2008 ne nivelin 35.7 per qind. Humbjet e sipas auditit qe firmosi bilancin e OSSH-se per vitin 2008 jane 3.7 per qind me pak se sa pranon OSSH-ja. Kompania e shperndarjes se energjise ka kerkuar qe cmimi i energjise elektrike ne vitin 2010 te jete me i larte dhe po ashtu fatura per familjaret nuk do te jete e tarifuar me 2 shkalle, sic eshte deri me tani. OSSH ka kerkuar dje qe ndarja ne 2 blloqe, ne mbi dhe nen 300 kilovat/ore ne muaj te hiqet dhe cmimi fiks per familjaret te jete 9.15 leke per kilovat/ore. OSSH gjithashtu ka kerkuar rritje edhe per te gjithe konsumatoret e tjere. Per kliente qe furnizohen ne tensionin e larte rritja e kerkuar eshte 22 per qind, per ata qe furnizohen ne tension te mesem rritja varion nga 10 ne 30 per qind dhe po ne kete mase eshte kerkuar rritje edhe per operatoret e biznesit qe furnizohen ne tension te ulet. Keshtu rritja mesatare e energjise se kerkuar nga OSSH per kete vit eshte 23 per qind. Pervec OSSH-se, rritje per tarifat kerkojne edhe kompanite shteterore, KESH dhe OST, aplikimi i te cilave kerkon qe kjo rritje te jete mesatarisht 17 per qind me e larte se tarifa aktuale.

Perspektiva

Cmimi i energjise elektrike do te rritet me rimet 16 per qind plus normen e inflacionit, te pakten deri ne vitin 2014 eshte shprehur dy dite me pare per mediat, drejtori i Pergjithshem i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH) Josef Heisek. "Marreveshja qe kompania ime ka me qeverine shqiptare, eshte per nje rritje te cmimit te energjise nga viti 2010 deri ne vitin 2014. Rritja parashikohet ne masen 15% plus normen e inflacionit. Enti i Rregullatorit eshte i detyruar te zbatoje kete deklarate te vendosur nga qeveria. Nuk ka asnje mundesi qe Enti t'i shmanget kesaj",-tha drejtori i OSSH. Drejtuesit e "CEZ" kane shpjeguar se rritja e cmimit eshte e domosdoshme per te permiresuar gjendjen financiare te kompanise me investime, pasi aktualisht shtoi drejtori: "OSSH ndodhet ne gjendje te veshtire ekonomike". Sipas Heisek OSSH ka trasheguar 12 miliarde leke borxhe per vitin 2009 ku me 3 miliarde leke borxh, jane vetem institucionet shteterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›