Urdhri i Mjekut", provim special për të rinjtë
Presidenti i "Urdhrit të Mjekut" për Tiranën, Faik Toska deklaron se duhet patjetër që stazhi dhe provimi për të drejtën e ushtrimit të profesionit të mbikëqyret rreptësisht nga mjekët më të mirë.
TIRANE-Urdhri i Mjekut" kërkon që bluzat e bardha, për të marrë të drejtën për ushtrimin e profesionit t'u nënshtrohen një provimi të rreptë dhe stazhit 2-vjeçar, i cili do të mbikëqyret nga mjekët më të mirë të vendit. Sipas presidentit të "Urdhrit të Mjekut" për Tiranën, Faik Toska, vetëm kështu do të mund të garantohet se personi të cilit i jepet e drejta për të ushtruar këtë profesion përmbush të gjitha kriteret. Sipas tij, rregullat e lojës duhet të jenë më të forta për sa i përket universiteteve private, edhe për faktin se në këto shkolla të larta nuk ka ndonjë kriter të veçantë për t'u regjistruar. "Duhet patjetër që stazhi dhe provimi për të drejtën e ushtrimit të profesionit të mbikëqyret rreptësisht nga mjekët më të mirë, - shpjegon Toska, - ndërkohë që për privatët kjo duhet të jetë edhe më e përforcuar, pasi në shkollat e larta private nuk zhvillohen konkurse për të rinjtë që pranohen në këto degë, ndërsa publiku i përzgjedh kandidatët pikërisht nga konkursi", - përfundon ai. Vetëm pak kohë më parë, "Urdhri i Mjekut" deklaroi se nëse bluzat e bardha kanë mangësi të theksuara në formimin e përgjithshëm, mjekëve do t'u ndërpritet përgjithmonë e drejta për ushtrimin e profesionit. Kjo gjë do të zgjidhej me anë të edukimit në vazhdim, ku çdo mjek do të jetë i detyruar që edukimin e tij profesional të mos e përfundojë me përfundimin e studimeve të larta apo specializimeve afatgjata, por do të jetë i detyruar të ndjekë sistemin e edukimit të vazhdueshëm.
(s.g/GSH/BalkanWeb)