Glori Husi: Themelore per nje shtet, te kete siguri per popullin

Koordinatori kombetar per ceshtjet me NATO-n, Glori Husi flet per perparesite e Shqiperise, si nje vend anetare i Aleances. Ne nje interviste per "Koha Jone", Husi shpjegon se Shqiperia tashme konsiderohet si nje vend i sigurt dhe se shtetet me te fuqishme te botes, te cilat jane pjese e aleances, do te jene ne krahe te Shqiperise ne cdo kercenim qe ajo mund te hase. Nje aspekt i rendesishem qe lidhet me anetaresimin, sipas Husit lidhet me faktin se perfaqesuesit e larte shqiptare do te kene mundesine e kontakteve te here pas hershme, me kreret me te larte te vendeve qe jane pjese e NATO-s.
Cfare perfiton Shqiperia me anetaresimin e plote ne NATO?
Per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, cilesimin me te mire e ka dhene kryeministri Berisha, i cili ka theksuar se anetaresimi eshte ngjarja me e rendesishme ne historine e marredhenieve nderkombetare te Shqiperise, pas shpalljes se Pavaresise ne vitin 1912. Per cdo komb, nje element jashtezakonisht i rendesishem eshte ai i sigurise. Nese ti nuk ke zgjidhur ceshtjet qe kane te bejne me sigurine, me garantimin e territorit, ku popullata te jetoje ne harmoni, nuk ke zgjidhur asgje. Alfa dhe Omega eshte siguria e jetes se qytetareve te saj. Ky eshte edhe detyrimi kryesor qe kane shtetet ndaj qytetareve te tyre per t'i mbrojtur ata si nga sulmet e jashtme, por edhe ato te brendshme. Anetaresimi i plote i Shqiperise ne NATO, e ben ate pjese te nje komunitetit te vendeve me te zhvilluara dhe me te fuqishme te botes. Ne NATO, bejne pjese vende te rendesishme si SHBA, Britania e Madhe, Kanada dhe shume vende te Bashkimit Evropian.
Cili eshte thelbi qe mban te bashkuar NATO-n ne 60 vite dhe eshte ajo Aleanca me e suksesshme sot ne bote?
Kjo aleance ka ne thelb te saj mbrojtjen e integritetit, lirise dhe sovranitetit te vendeve qe jane anetare. Krijimi i saj pas Luftes se Dyte Boterore erdhi si rrjedhoje e sistemit komunist, i cili kishte filluar te jepte shenja ekspansionizmi bolshevik dhe NATO u krijua pikerisht per te mos lejuar kete zgjerim te komunizmit ne vendet e Evropes dhe pertej Atlantikut. Qellimi i NATO-s eshte i thjeshte, nese nje vend anetar i saj sulmohet ose atakohet nga jashte, traktati parashikon qe te gjitha vendet konsiderohen si te sulmuara. Nisur nga kjo, te gjitha keto vende anetare, kunderveprojne ne mbrojtje te vendit te sulmuar. Ne kete samit NATO feston edhe 60 vjetorin e krijimit te saj. Gjate kesaj kohe vendet qe kane qene anetare te saj, kane jetuar ne paqe, kane shmangur me kujdes rreziqet nderkombetare. Kjo per faktin sepse ishte e qarte qe pas cdo shteti pjesetar te Aleances, gjendeshin te gjitha vendet anetare te NATO-s. Me hyrjen e Shqiperise ne NATO, ky parim i traktatit aplikohet edhe ne rastin e saj. Pra boterisht kufijte e Shqiperise konsiderohen te garantuara edhe nga shtylla e Aleances, Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Cilat jane perfitimet politike te Shqiperise me kete anetaresimin ne kete Aleance?
Me anetaresimin ne NATO, Shqiperia behet pjese e nje klubi, e nje forumi te vendeve te lira, te cilat mblidhen se bashku ne takime te shpeshta ne nivelet me te larta politike. Keshtu ne cdo periudhe 3 mujore, ose ne takime te tjera te paplanifikuara, perfaqesuesit e larte te vendeve anetare, diskutojne ne kete forum problemet me te mprehta te kohes, ku do te flasin se si do te bashkerendojne levizjet e tyre, per perballimin me sukses te ketyre sfidave. Kjo i sjell Shqiperise nje dialog te perhershem, me kreret me te larte te vendeve me te zhvilluara te botes, te cilat jane pjese e NATO-s. Perfaqesuesit e zgjedhur te popullit shqiptar, diskutojne dhe vendosin per politikat e Aleances edhe me gjere. Ne kete kuader, pesha e Shqiperise ne arenen nderkombetare eshte ne nivelet me te larta se kurre me pare ndonjehere ne historine e tij.
Si ndikon anetaresimi ne ekonomine e vendit dhe cilat jane pritshmerite ne kete fushe?
Nese nje investitor ne SHBA apo ne vendet e tjera anetare te NATO-s dhe madje ne vendet qe nuk jane pjese e Aleances, deshiron te investoje ne vend, tashme ka garancine e plote se ky vend nuk do te rrezikohet. Por nga ana tjeter, ky investitor vlereson se ne kete vend funksionon tregu i lire dhe demokracia, sepse ai e di se Shqiperise i jane kerkuar nje sere reformash te medha, per te pasur te drejten te jete nje anetare e NATO-s. Nje shprehje e perhapur gjeresisht thote se "paraja eshte frikacakja me e madhe". Ne kete kuader nje investitor nuk mund te vije per investimet e tij, ne nje vend ku mungon siguria. Me hyrjen ne NATO, Shqiperia merr nje certifikate shume te rendesishme dhe behet nje vend ku funksionojne institucionet dhe te drejtat e tua jane te garantuara.