E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donatoret, burokraci me fondet

Donatoret nuk po i pergjigjen ritmeve te qeverise me disbursimin e fondeve. Dje ne konferencen e donatoreve te mbajtur ne Tirane, ministri i Financave Ridvan Bode dhe ai i Ekonomise, Genc Ruli i kane kerkuar donatoreve qe te ulin burokracite ne dhenien e fondeve te miratuara paraprakisht. Sipas ministrave shqiptare, qeveria i ka plotesuar kushtet e vena nga donatoret qe kane te bejne me hartimin strategjive afatmesme, por nga ana tjeter procedurat burokratike ne dhenien e kredive, jane rritur edhe me shume. "Nje sere problemesh ekzistojne ne kete bashkepunim, qe lidhen me ngadalesimin e disbursimit te fondeve, burokracite e shtuara dhe sidomos nga mos integrimi si duhet i programeve te donatoreve ne buxhetet afatmesme dhe strategjine kombetare te zhvillimit" tha ministri Bode ne fjalen e tij, para donatoreve. Te njejtin mesazh dha edhe ministri Ruli. Sipas tij, qeveria tashme po e udheheq procesin e koordinimit. "Shpesh here ne perballemi me procedura tejet te zgjatura te donatoreve, te cilat bejne qe ne castin qe ndihma vjen, ajo te jete e vonuar apo thjesht jashte kontekstit", tha ministri Ruli dje ne tryezen e donatoreve. Ai tha se qeveria shqiptare po perpiqet te levize shpejt, duke kerkuar gjithashtu qe donatoret te pergjigjeshin me te njejtin hap.

Problemet

Mos levrimi i ne kohe i fondeve te huaja ka krijuar probleme edhe me rezilizimin e investimeve te parashikuara ne buxhetin vjetor te qeverise. Si rezultat i kesaj situate ne perqindje te ulet i investimeve, vit pas viti ka pasur si shkak madhor kryesisht levrimin e kredive te huaja. Donatoret kryesore jane Banka Boterore, Banka Evropiane e investimeve (BEI); Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), qeveria gjermane (KfW), qeveria italiane, qeveria japoneze, qeveria spanjolle, BE, etj. Pjesa me e madhe e donatoreve eshte orientuar ne mbeshtetje te sektorit energjetik, ndersa per programet e tjera jane mbeshtetur kryesisht nga BE nepermjet granteve te Programit "CARDS". Angazhimi i financimit te huaj eshte realizuar ne 2 forma kryesore nepermjet financimit ne kredi dhe grant. Aktualisht jane implementuar nje numer i konsiderueshem i projekteve, me financim te huaj. Drejtimet kryesore te asistences se huaj ne fushen e zhvillimit ekonomik, konsistojne ne financimin e projekteve per permiresimin e klimes se biznesit dhe forcimit institucional. Gjithashtu nje nga drejtimet kryesore te asistences se huaj ka qene edhe mbeshtetja e SME-ve si dhe pershpejtimi procedurave te regjistrimit te biznesit etj. Sipas burimeve ne Ministrine e Financave, struktura afatmesme e shpenzimeve bazohet ne parashikimin e te ardhurave dhe financimeve per periudhen 2009-2011, dhe eshte ne perputhje me strukturen e rene dakord me FMN-ne. Totali i shpenzimeve publike parashikohet te arrije ne rreth 31 per qind te PBB-se ne vitin 2010. Vleresohet se, rreth 30 per qind e financimeve te huaja akoma mbeten te pa raportuara, gje qe krijon veshtiresi ne menaxhimin financiar.

Donatoret

Donatoret nga ana e tyre kane vleresuar se problemet thelbesore ne investimet publike, mbeten mungesa e kapaciteteve profesionale brenda ministrive te linjes, ne planifikimin dhe buxhetimin e projekteve. Nga analizat qe jane per eficencen e shpenzimeve buxhetore, ka rezultuar se projektet e investimeve nuk kane procedura te qarta dhe transparente te kostove baze dhe teknikave te llogaritjes. Mekanizmat e monitorimit te projekteve, vecanerisht te projekteve infrastrukturore mbeten mjaft te dobeta, gje qe jo rralle ka krijuar probleme ne cilesine e dobet te punimeve ne projektet e financuara, vonesa dhe zvarritje ne perfundimin e projekteve ne afatet e parashikuara; kerkesa per shtesa fondesh per shkaqe te ndryshme, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›