U shiste cigare pa pullë, arrestohet nga policët-klientë
13/02/2009 Prej muajsh furnizonte blutë duhanpirës. I gjenden koli me cigare kontrabandë
DURRES- Për muaj të tërë u shiste policëve cigare pa pullë fiskale duke mos u merakosur nëse kryente veprim të ligjshëm apo të paligjshëm. Shtetasi B. Rustemi i lindur në Përmet dhe banues në lagjen numër 16 të qytetit të Durrësit është arrestuar, pasi ai është akuzuar për tregtim e transportim të mallrave që janë kontrabandë dhe për veprën tjetër penale të “Ruajtjes apo depozitimit të mallrave kontrabandë”.
Arrestimi
Fillimisht ai nuk e ka besuar madje ka nisur të bëjë shaka kur efektiva të policisë i janë afruar dhe e kanë detyruar të hipë në furgonin e policisë së bashku me mallin që shiste. Përmetari 42-vjeçar e njihte të gjithë grupin që kishte shkuar për ta arrestuar pasi një pjesë e tyre ashtu si dhe duhanpirës të tjerë të komisariatit të policisë së portit ishin klientë të rregullt të tij. Shërbimet e seksionit të luftës kundër krimit ekonomik e financiar e kanë akuzuar atë për tregtim të mallrave pa pullë fiskalë duke e cilësuar këtë veprim si kontrabandë. Shtetasi 42-vjeçar prej disa muajsh kishte zgjedhur hyrjen numër një në portin e Durrësit si dhe mjedisin para komisariatit të policisë së portit, që tashmë ka kaluar në Drejtori të Emigracionit dhe Kufirit, për të shitur paketa. Të gjithë policët e këtij komisariati blinin cigare të llojeve të ndryshme tek shtetasi, i cili dje është vënë nën pranga. Ai njihej si tregtar pakice, por në kohën e kontrollit të banesës i janë gjetur një sasi e madhe malli. Pikërisht kjo e ka rrezikuar shtetasin B.R, pasi thuhet se i janë bllokuar rreth 2 koli me paketa të ndryshme. Ai qe bërë i njohur për efektivat e policisë së portit dhe ata të sigurisë portuale pikërisht për të vetmin akt se u shiste cigare pa pullë, cigare që janë më të pëlqyera ngase mendohet se janë më cilësore. Këto paketa në pjesën më të madhe të rasteve futen kontrabandë me anije tregtare dhe mjete të tjera lundruese apo në furgonë, trajlera e kamionë që vinë nga jashtë me shumëllojshmëri mallrash. Tregtari i pakicës është vënë nën detyrimit për të treguar se në cilën pikë me shumicë i blinte apo furnizohej me cigare, ndërkohë që heshtja e ka penalizuar duke e vënë nën pranga.