Steinberg: Pavarësia e padiskutueshme ndarja e pamundur
WASHINGTON -Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, tha se qëndrimi amerikan mbi statusin e Kosovës së pavarur nuk do të ndryshojë. Deklarimi u bë në një intervistë që Steinberg dha për Radio “Zëri i Amerikës”.
Steinberg konfirmoi se nuk duhet të ketë paqartësi lidhur me qëndrimin amerikan se Kosova është e pavarur dhe sovrane. “Kjo nuk do të ndryshojë.
Por, ndërkohë që punohet për këto çështje afatgjata, ka rëndësi që të ketë një farë bashkëpunimi praktik mes Kosovës dhe Serbisë”.
Sipas Steinberg, është në interes të të gjithëve zgjidhja e çështjeve të tilla si kufijtë dhe doganat apo telekomi. “Nëse ndjekim qëndrime pragmatike pra që palët të bien dakord për të mos qenë dakord për gjithçka, e në të njëjtën kohë të bëjnë gjëra në interes të të gjithë popullit duke çuar në më shumë e jo në më pak bashkëpunim, kjo do të ishte diçka e mirëpritur”.
Nënsekretari amerikan i Shtetit iu referua pastaj zërave që dëgjohen kohët e fundit lidhur me të ashtuquajtura plane për ndarjen e Kosovës. Ai tha se një ndarje as që diskutohet.
“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë shumë të qartë dhe të gjithë partnerët e kuptojnë, duke përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, edhe ato vende që mund të kenë qëndrim të ndryshme lidhur me statusin, se ndarja do të ishte një ide veçanërisht e rrezikshme. Madje edhe shtrimi i një mundësie të tillë thellon tensionet duke e bërë të vështirë të punohet lidhur me çështjet praktike. Do të na duhet të punojnë në suazën e shtetit ashtu siç është tani dhe shpresoj se me kalimin e kohës do të gjejmë mënyrën për të punuar me kolegët tanë serbë në këtë suazë”.
Ndër të tjera, Steinberg tha se në Kosovë po bëhet përparim në zgjidhjen e problemeve të brendshme të vendit, megjithëse ndërtimi i shtetit është një sfidë e vështirë.
(d.b/BalkanWeb)