E Shtunë, 31 Tetor 2026

U vodh 4 vjet më parë në Itali, sekuestrohet makina

SHKODËR - Sekuestrohet një makinë luksoze "Benz", e cila ishte e vjedhur që në vitin 2004 në Itali.

 Mjeti i markës "Benz", tip ML 270 D, ishte deklaruar i vjedhur nga pronari i saj në Itali që më datë 12.11.2004. Ndërkohë ky mjet luksoz lëvizte lirisht në rrugët e Shkodrës. Një ditë më parë, nga puna e bërë në Seksionin e Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme, sipas të dhënave të mëparshme dhe hetimeve te kryera, u bë sekuestrimi i mjetit. Nisur nga këto rrethana, u bë dhe shoqërimi në ambientet e Policisë Qarku Shkodër edhe i personit që drejtonte mjetin. Pronari aktual i këtij mjeti deklaroi se e ka blerë atë në vitin 2006. Mësohet se policia po punon për të zbardhur mënyrën se si ka hyrë ky mjet në Shqipëri pa u pikasur nga kontrollet e pikave të kalimit.                                                             r.d.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›