Maskat grabisin dy shtëpi për 600 euro
Kishin menduar fitime të majme nga vjedhja e dy shtëpive në fshat, por gjetën vetëm 600 euro dhe dy telefona celularë.
PUKË/ Ridvan Dibra
Të pakënaqur, dufin ja kanë nxjerrë familjarëve, viktima të grabitjes. Pesë persona kanë përfunduar në spital, pasojë e dhunës së rëndë fizike të ushtuar mbi ta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Lumzi të rrethit të Pukës. Katër persona me maska në fytyrë janë futur me dhunë rreth orës 22.00, fillimisht në banesën e familjes Frroku e më pas në atë të familjes Luli. Grabitësit kanë shfrytëzuar distancën e afërt mes dy shtëpive për të vënë në jetë planin e tyre. Të armatosur ata kanë hyrë në secilën prej shtëpive dhe pasi kanë terrorizuar familjarët me armë, kanë nisur të ushtrojnë dhunë mbi ta me mjete forta. Ndërsa rrihnin meshkujt e familjes, ata u kanë kërkuar familjarëve të tregojnë vendin ku mbanin lekët. Të tmerruar nga skena familjarët kanë dhënë të gjitha lekët që kanë pasur. Pasi kanë marrë 600 euro dhe dy celularë personat janë larguar, duke shfrytëzuar edhe errësirën e natës për të humbur gjurmët. Familjarët, në pamundësi për të komunikuar me policinë, kanë kërkuar ndihmë nga fshatarët e tjerë, të cilët kanë lajmëruar për ngjarjen Komisariatin e Policisë së Pukës. Ndërkohë që janë dërguar në spitalin e Pukës për të marrë mjekim Zef Prenga 47 vjeç, Zef Frroku 51 vjeç, Besnik Frroku 19 vjeç, Pal Luli 61 vjeç dhe Anton Luli 19 vjeç, anëtarë të dy familjeve. Burime nga spitali i Pukës bëjnë të ditur se, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, por në momentin kur kanë mbërritur në spital gjendja e tyre ka qenë tepër e rënduar. Sipas mjekëve, ata janë paraqitur në spital me shenja dhune në të gjithë trupin për shkak të goditjeve të vazhdueshme me mjete të forta. Ndërkohë grupi i eksperteve në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen, për të identifikuar autorët dhe më pas për të bërë arrestimin e tyre. Nga deklarimet e pjesëtarëve të dy familjeve mësohet se një nga personat e maskuar është i afërm i tyre. Ata mbështesin deklarimet e tyre në njohjen që kanë bërë nëpërmjet zërit dhe ngjashmërisë fizike të njërit prej personave të maskuar me kushëririn e tyre. Dyshimi për këtë person shtohet më tepër pasi pas vajtjes së policisë në banesën e tij ai nuk ndodhej në shtëpi dhe familjarët nuk kanë ditur adresë për të. Sipas policisë, dyshohet se personi në fjalë e ka kuptuar se është identifikuar dhe për këtë arsye është fshehur, për t'i shpëtuar kapjes nga ana e policisë. Gjithsesi bëhet e ditur se ndaj tyre do të rëndojnë akuzat "Vjedhjes me armë në bashkëpunim", "Tortura", "Armëmbajtje pa leje" dhe "Dhunim banese". Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Precedentet e muajit
11 prill
PUKE - Dy të rinj kosovarë janë grabitur nga persona të maskuar në rrethin e Pukës mëngjesin e 11 prillit. Personat me armë u kanë dalë para udhëtarëve që kishin si destinacion Tiranën, duke shfrytëzuar një segment të rrugës Fushë Arrëz-Pukë dhe u morën 50 euro dhe 1 telefon celular. Me gjithë hetimet, autorët nuk janë identifikuar ende.
14 prill
VLORË - Një profesor i inxhinierisë navale në Universitetin "Ismail Qemali" ka rënë pre e grabitësve të maskuar mëngjesin e 14 prillit. Vladimir Kasemi, ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur në vendin e quajtur kthesa e Panajasë, dy persona të armatosur dhe të maskuar e kanë ndaluar. Nën kërcënimin e armëve ata i kanë marrë shumën prej 6200 lekësh dhe dy pajisje analizash të laboratorit të universitetit.