Gjiri i Vlorës, nis pastrimi i predhave nën ujë
VLORË - Nisi dje operacioni për pastrimin nga predhat e mbetura nën ujë në Gjirin e Vlorës.
I pagëzuar "Plazhe të sigurta", ai përfshin identifikimin dhe pastrimin e rajonit të infektuar me predha të artilerisë në këtë gji detar. I pranishëm në fillimin e këtij operacioni ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Në fjalën e tij për mediat ministri Oketa saktësi se inspektimi i zonës ka nxjerrë në pah ekzistencën e rreth 40 ton predhash luftarake të madhësive dhe të llojeve të ndryshme, që i përkasin mbetjeve të Luftës së Dytë Botërore. "Ato do të hiqen në një hark kohor prej 30 deri në 40 ditësh, duke përpunuar kështu rreth 1.5-2 ton materiale në ditë. Operacioni përfshin evidentimin, heqjen dhe çmontimin e predhave luftarake, me qëllim që Gjiri i Vlorës të jetë tërësisht i mbrojtur nga rreziku i predhave", ka pohuar ai. Mësohet se në një fazë të dytë të operacionit do të vijojë puna edhe në zonat e tjera, si në afërsi të Karaburunit, si edhe tek anija "Spitaliera" në gji, të cilat kanë sasi të konsiderueshme predhash përqark. Sipas ekspertëve, ky operacion konsiderohet i vështirë dhe i rrezikshëm, pasi do të punohet gjatë nën ujë dhe me një lloj municioni, i cili shpesh ka një shkallë rrezikshmërie të ndjeshme.