E Hënë, 2 Nëntor 2026

U vra dhe trupi iu fut në një valixhe, autopsia zbulon detaje nga ekzekutimi i influenceres 32-vjeçare: Ishte ende gjallë kur…

Influencuesja e njohur, Stefanie Pieper, dyshohet se u vra nga ish-i saj pas një grindjeje më 23 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa trupi i saj u gjet i futur në një valixhe në një pyll pranë kufirit Austri-Slloveni.

Hetuesit thonë se Stefanie mund të ketë qenë gjallë kur u vendos brenda valixhes, megjithëse nuk është e qartë saktësisht koha e vdekjes, raporton “The Sun“.

Autopsia zbuloi mbytje dhe lëndime në fytyrë, të mundshme nga goditjet ose lëvizja brenda valixhes gjatë transportit.

I dyshuari, 31 vjeç, u arrestua në Slloveni dhe u ekstradua në Austri. Ai ka pranuar vrasjen dhe ka çuar policinë në vendin ku i hodhi trupin.

Avokati i tij tha se klienti është i “thyer dhe penduar thellësisht” dhe pretendon se gjatë ngjarjes ishte nën ndikimin e drogës.

32 vjeçarja u raportua e zhdukur nga një koleg më 23 nëntor 2025, ndërsa  ish i dashuri i saj u arrestua një ditë më pas.

Më 28 nëntor, pasi u ekstradua nga Sllovenia në Graz, Austri, ai rrëfeu krimin duke i dhënë policisë udhëzime se ku të kërkonte 32-vjeçaren.

Autoritetet sllovene kontrolluan vendndodhjen që ai dha me trupin e pajetë të Pieper që u gjet brenda një valixhe të varrosur në një pyll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›