E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e turisteve në Valbonë, Shoqata e Alpinistëve bën thirrje: Lëvizni në grupe, ose me guidë vendase sepse shtigjet malorë janë të vështira

Vdekja e turisteve në Valbonë, Shoqata e Alpinistëve bën

Tre turistë të huaj humbën jetën në 24 orë, teksa eksploronin Bjeshkët e Tropojës dhe kanionet e Osumit, pa ndihmën e guidave të specializuara vendase.

Duke mos e njohur terrenin e vështirë ata kanë hasur në zona të thepisura e të vështira për t’u kaluar pa guidë.

Duke iu referuar këtyre ngjarjeve , kryetari i Shoqatës së Alpinistëve, Artur Guni këshillon turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë, të lëvizin në grupe ose me guidë vendase, për shkak të terrenit të vështirë në këto zona.

"Shoh të huaj që e marrin vetëm, është e rrezikshme. Këshilla e parë që u japim atyre që kanë dëshirë të merren me malin është jo më pak se dy vetë, por e këshillueshme me guidë vendase.”-tha ai në një intervistë në Ora News.

Guni theksoi se është e rëndësishme marrja e informacionit për specifikat e terrenit nga banorët vendas.

"Edhe ne që jemi alpinistë, mund ta kemi bërë 20 herë shtegun në 3-4 vjet, para se të ndërmarrim një tjetër kalim ose do marrim guidën vendase ose do informohemi nga banorët nëse ka ndryshim ai shteg.", theksoi kreu i Shoqatës së Alpinistëve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›