U zgjodh kryebashkiake në qytetin italian, flet Sindi Manushi: Kam hasur shumë vështirësi nga ana e maskilistëve
30 vjeçarja Sindi Manushi, e cila u zgjodh si kryebashkiake në një qytet të Italisë, ka treguar arsyen që vendosi të kandidojë në këtë komunë.
Ajo tha se ka pasur shumë mbështetje nga shqiptarët e Pieve di Cadore në zonën e Belluno, dhe shtoi se edhe pse nuk ka eksperiencën e duhur për të qenë kryebashkiake, ka gjithë kohën e duhur për ta bërë si punë.
Ndër të tjera Manushi shprehet se ka hasur shumë vështirësi, dhe jo vetëm raciste por ka patur raste që e kanë cënuar sepse ishte femër.
“Zgjodha të kandidoj sepse komuna ku jetoj ka pasur një situatë të vështirë si nga ana politike sepse ashtu edhe nga ana psikologjike. S’e ka problem të them se jam shqiptare, jam krenare për origjinën time por njëkohësisht kam studiuar këtu dhe ndihem edhe italiane nga ana tjetër.
Kam hasur shumë vështirësi jo vetëm probleme raciste por edhe për shembull nga ana e maksilistëve dhe kjo gjë nuk shihet mirë sidomos në vende të vogla. Jam shumë e re, vetëm 30 vjeç dhe nuk kam eksperiencën që mbase duhet të ketë një kryebashkiak por kam gjithë kohën e duhur për ta bërë.
Edhe nga pikëpamja politike më etiketonin si dikush shumë i majtë.“, tha ajo për “Abc neës”.
“Në komunën time nuk ka edhe aq shumë shqiptarë. Të gjithë ata që jetojnë në komunën e Pieves i njoh. Kam një raport direkt me to. E kam ndjerë të gjithë dashurinë që më kanë dhënë shqiptarët këtu në Pieve”, u shpreh ndër të tjera.
Sindi Manushi u zgjodh si kryebashkiake e Pieve di Cadore në zonën e Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielen. Qytetarët italianë ia besuan asaj bashkinë si pasardhëse e Giuseppse Casagrande.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
