U zhvillua Ceremonia e Percjelljes te Kontigjentit Paqeruajtes shqiptar, i cili do te inkuadrohet ne Komanden Turke me Mision Paqeruajtes ne Afganistan. I pranishem ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Pan

U zhvillua Ceremonia e Percjelljes te Kontigjentit Paqeruajtes shqiptar, i cili do te inkuadrohet ne Komanden Turke me Mision Paqeruajtes ne Afganistan. I pranishem ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko.
Pas nje pergatitje te gjere e komplekse per misione paqeruajtese, nje kontigjent i perbere nga 30-te ushtarake te Batalionit Special Komando u nis sot, te veproje perkrah Koalicionit Nderkombetar per vendosjen e sigurise dhe paqes ne kuadrin e ISAF, ne zbatim te vendimit 1413 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.
Pas nje trainimi 10-te ditor ne Ankara (Turqi), misionaret paqeruajtes shqiptare me simbolet shqiptare dhe te ISAF –it dhe me flamurin shqiptar, per 6-te muaj me rradhe do te veproje ne Afganistan ne perberje te Kontigjentit te Ushtrise Turke.
Ceremonia e Percjelljes u zhvillua sot paradite ne Krahun Ajror te Rinasit. Te pranishem ishin, Ministri i Mbrojtjes z. Pandeli Majko, Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA Gjen. Maj. Pellumb Qazimi, Ambasadori i Republikes se Turqise ne vendin tone z. Murat Oguz, Komandante te Forcave, ushtarake te dy vendeve, prinder dhe te aferm te ushtarakeve misionare, perfaqsues te medias, etj.
Duke marre si shembull mjaft pozitiv dhe domethenes kontributin e Kontigjentit tone Paqeruajtes ne perberje te forcave shumekombeshe te SFOR-it ne Bosnje, i cili eshte dalluar ne zbatimin e detyrave, Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA Gjen. Maj. Pellumb Qazimi ne fjalen e tij porositi: "Gadishmeria, disiplina, profesionalizmi, sakrifica ne zbatim te detyrave, ashtu si deri tani, duhet te perbejne boshtin e punes tuaj.
Ashtu si dhe kontigjenti yne me mision ne Bosnje, ju duhet te jeni shembull duke treguar se dhe Shqiperia eshte pjesemarrese e denje per t'u integruar ne NATO".
Ne fjalen e Ministrit te Mbrojtjes z. Pandeli Majko u nenvizua se, qe nga dita e krijimit per Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise, misioni ne kuader te ISAF "eshte nje nder misionet me te vecanta, ndoshta me i veshtiri dhe me ne distance. Por nga disa pikpamje, -vijoi me tej Ministri i Mbrojtjes, ky eshte misioni i shekullit te ri, per reformen e re te Forcave te Armatosura".
Duke nenvizuar idene se misioni i Kontigjentit ushtarak paqeruajtes shqiptar ne Afganistan nuk eshte thjeshte ushtarak, por po aq eshte dhe njerezor, politik dhe kombetar Ministri i Mbrojtjes tha: Ju jeni nuk jeni thjeshte ushtare dhe ushtarake te larte qe do te vendoseni ne Afganistan. Ju jeni me shume se kaq,, jo vetem se mbani flamurin e Shqiperise, por sepse e vini Shqiperine, kombin tuaj, vendin tuaj, ne nje front kunder semundjes me te rende te kohes, fondamentalizmit dhe terrorizmit".
Ministri Mjako siguroi familjaret e ushtarakeve misionare se Ministria e Mbrojtjes do te jete gjithmone ne krah te djemve te tyre. Me pas z. Majko u takua nga afer me misionaret shqiptare duke shprehur edhe njehere besimin se misioni qe u eshte ngarkuar do te jete i sukseshem pasi ata jane Komando, jane perfaqsues te trupave "elite" te forcave tona te Armatosura.