E Martë, 3 Nëntor 2026

UASHINGTON – SHBA-ja dhe Britania e Madhe bien dakord për një marrëveshje tregtare

UASHINGTON, 8 maj /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord sot për një marrëveshje tregtare.

“Kjo duhet të jetë një ditë shumë e rëndësishme dhe emocionuese për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe”, tha presidenti amerikan, Donald Trump në një postim në “Truth Social”.

“Marrëveshja tregtare SHBA-BM është “e plotë dhe gjithëpërfshirëse” – e cila do të forcojë marrëdhëniet midis dy vendeve për shumë vite të ardhshme”, tha Trump.

Më herët, presidenti Trump njoftoi se ishin planifikuar bisedime tregtare mes SHBA-së dhe një “vendi të madh dhe shumë të respektuar”.

Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se do të vepronte në interesin kombëtar – për të ofruar siguri për Britaninë e Madhe.

Starmer pritet të njoftojë sot pasdite më shumë detaje rreth marrëveshjes, ndërsa Trump ka premtuar sot pasdite një konferencë për shtypi në orën 10:00, në Uashington (14:00). //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›