E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Herzog: 80 vjet më parë fitoi e mira mbi të keqen

TEL AVIV, 8 maj /ATSH-DPA/ – Izraeli shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me presidentin Isaac Herzog që theksoi “fitoren e së mirës mbi të keqen”.

“Ne kujtojmë sakrificën dhe trashëgiminë e atyre që luftuan për të mposhtur të keqen më të errët në histori. Ushtritë aleate dhe të gjitha forcat që ndihmuan në çlirimin e Evropës nga nazistët kujtohen me mirënjohje’’, theksoi presidenti.

“Ne i kujtojmë 1,5 milionë ushtarët hebrenj që luftuan dhe 250 000 që nuk u kthyen më”, shtoi ai.

Përafërsisht 6,0 milionë hebrenj u vranë nga nazistët gjatë Holokaustit.

Herzog tha se mësimi i fitores ndaj nazistëve të kohës ishte i qartë se ‘’ne kurrë nuk duhet të heshtim përballë urrejtjes”.

”Bota nuk mund të mbyllë njërin sy ndaj antisemitizmit. Bota duhet të qëndrojë gjithmonë e bashkuar, me qartësi morale të padiskutueshme dhe angazhim të palëkundur, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor”, shtoi ai./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›