UASHINGTON – Transferimi i avionëve luftarakë holandezë dhe danezë në Ukrainë në proces

UASHINGTON, 10 korrik /ATSH-DPA/- Transferimi i avionëve luftarakë të premtuar nga Holanda dhe Danimarka në Ukrainë është në proces dhe avionët do të dialokohen këtë verë, thanë sot të dy vendet dhe SHBA-ja në një deklaratë të përbashkët në samitin e NATO-s.
Dërgesa përbëhet nga avion luftarak F-16 të prodhuara në SHBA, por këto i jepen Ukrainës nga Holanda dhe Danimarka, jo nga SHBA.
“Procesi i transferimit të F-16 tani është duke u zhvilluar dhe ato do të jenë funksionale në Ukrainë këtë verë”, thuhet në deklaratën e lëshuar gjatë samitit në Uashington.
“Belgjika dhe Norvegjia gjithashtu kanë rënë dakord të ofrojnë avionë luftarakë për Ukrainën”, thuhet në deklaratë.
Duke folur në një ceremoni pritjeje dje në Uashington, kryeministri belg në largim Alexander De Croo tha se vendi i tij do të furnizonte Kievin me 30 avionë, duke e bërë Belgjikën kontribuesin e vetëm më të madh të F-16 në Ukrainë.
Gjatë një ngjarjeje në “Fondacionin Ronald Reagan” dje në Uashington, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina shpresonte të merrte F-16-ët e parë këtë verë.
Ai tha se vendi ka nevojë për të paktën 128 avionë luftarakë, pasi Rusia mund të vendosë 300 avionë në ditë. //a.i/