E Enjte, 5 Nëntor 2026

UASHINGTON – Zelensky: Ukraina ka nevojë për të paktën 128 avionë luftarakë

UASHINGTON, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi aleatëve të tij një numër të madh avionësh luftarakë perëndimorë në samitin e NATO-s në Uashington – ndërsa ai kërkon të shmangë pushtimin rus në shkallë të plotë të nisur më shumë se dy vjet më parë.

“Ukraina shpreson të marrë avionin e parë individual F-16 këtë verë, por vendi ka nevojë për të paktën 128 avionë luftarakë”, tha Zelensky gjatë një fjalimi në “Fondacionin Ronald Reagan” në Uashington.

“Rusia ishte në gjendje të vendoste 300 avionë në ditë për të sulmuar Ukrainën”, tha ai.

“E dini, ne gjithmonë presim. Ashtu si mamaja ime më priste pas shkollës dhe gjithmonë gjeja një arsye për të ardhur më vonë. Është e njëjta gjë, vetëm shumë më serioze”, tha Zelensky.

Me miratimin e SHBA-së si prodhuese të avionëve, Holanda dhe Danimarka duan të furnizojnë Ukrainën me F-16.

Pilotët ukrainas dhe ekuipazhet tokësore janë duke u trajnuar për këtë lloj avioni prej disa muajsh. Megjithatë, avionët nuk kanë mbërritur ende në Ukrainë.

Qëllimi i tyre kryesor është të parandalojnë avionët rusë të lëshojnë bomba.

“Derisa të kemi 128 avionë, ne nuk do të jemi në gjendje të konkurrojmë me ta në qiell”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›