E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA: OK, Kampionatit Evropian me 24 skuadra

Antarët e UEFA-s kanë rënë dakort për ndryshimin e formatit të kampionatit europian duke e cuar në 24 numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të këtij aktiviteti, nga 16-të përfaqësuese që merrnin pjesë.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi duke filluar nga Kampionati Europian i 2016-s.

Vendimi është marrë pas propozimit që ka bërë presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i cili ka si synim që t’i japë një dorë shteteve më të vogla.

Formati i ri e afron më shumë europianin me kampionatin botëror, ku aktualisht marrin pjesë 32 përfaqësuese.

Ky ndryshim bën të mundur pjesëmarrjen e thuajse gjysmës së përfaqësueseve të kontinentit të vjetër.

53 është numri i shteteve anëtare të organizmit më të lartë të futbollit europian. Ky lajm është konfirmuar nga përfaqësuesi i komitetit egzekutiv të FIFA-s, Franz Bekenbauer, i cili ka qenë i pranishëm në rolin e vëzhguesit në samitin e UEFA-s.

Por nuk ka qenë ky i vetmi ndryshim. Një tjetër eveniment i rëndësishëm i futbollit europian ka pësuar ndryshime të mëdha.

Nga sezoni i ardhshëm, 2009/2010 Kupa UEFA nuk do të mbaj më këtë emër, por Kupa e Ligës së Europës. Gjithashtu në këtë aktivitet të futbollit Europian do të marrin pjesë 48 skuadra në fazën në grupe.

Gjithashtu do të ketë ndryshime rrënjësore edhe për mënyrën e shitjes së të drejtës televizive dhe të sponsorizimit.

Për presidentin e UEFA-s, Mishel Platini ky ndryshim do të jetë një përmirësim historik i këtij evenimenti të reëndësishëm të klubeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›