E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panathinaikos blindon Sotir Ninin

Sotiri Nini, himarjoti me pasaportë greke, i pagëzuar me emrin Sotiris Ninis, është shndërruar në 18-vjeçarin më të paguar të futbollit grek, pasi ka zgjatur edhe për katër vite kontratën e tij me Panathinaikosin.

Është kontrata e katërt që mesfushori firmos me klubin e Athinës, pas asaj në dhjetor 2006, kur shpërtheu dhe asaj të shkurtit dhe qershorit 2007.

Panathinaikos ka futur edhe klauzolën e dëmshpërblimit të 10 milionë eurove për cilindo klub të huaj, që dëshiron lojtarin, por kjo shifër shkon në 17 milionë në rast të transferimit të tij në një skuadër tjetër greke.

Vetë Nini, i cili ka shënuar 3 gola në 20 ndeshje është shprehur: “Është një ëndërr që u bë realitet”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›